Top Story/ Protestat në vend, moderatori Blendi Salaj: Njerëzit kanë humbur besimin, nuk ngrihen sepse…

12/01/2026 21:17

Moderatori i Top Channel, Blendi Salaj ka komentuar protestat që ndodhin në Shqipëri.

I ftuar në Top Story, ai u shpreh se protestat kanë humbur statusin e tyre dhe se njerëzit nuk besojnë se do të ketë ndryshim.

“Për mungesën e protestës apo statusin e dobët që ka protesta si mjet në Shqipëri, problemi nuk qëndron te populli, por te politika. Kam pyetur njerëz të thjeshtë: ‘Pse nuk protestojnë shqiptarët?’ dhe përgjigja që mora ishte: ‘Janë bashkë’. Unë besoj të njëjtën gjë. Njerëzit kanë humbur besimin. Protesta mund të sjellë ndryshimin. Nëse ti i çon njerëzit në protestë të çohet hoxha dhe të ulet prifti nuk sjell një ndryshim. Njerëzit janë të lodhur nga kjo. Mendoj se i kanë parë dhe nuk besojnë se PD do sjellë ndryshim. Të gjithë mbretërit janë lakuriq. Këtu është një plazh nudist”, tha ndër të tjera moderatori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB