Cristiano Ronado u duk mjaft I dhspëruar pas humbjes 3-1 të Al Nassr përballë Al Hilal, një ndeshje derbi e flevshme për raundin e 14-të të Kampionatit Saudit.

Ndeshja nisi mirë për Nassr, i cili mori epërsinë 1-0 në pjesën e parë me një gol të vetë portugezi i cili shkoi në kuotën e 959 gola duke ngushtua rnë 41 gola diferencën me objektivin që i ka vënë vetes për të shënuar 1000 gola.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, kur gjyqtari francez, François Letexier, ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Arbitri akordoi dy penallti për Al-Hilal dhe gjithashtu përjashtoi portierin e Al Nassr me të kuq, Al Aqidi, duke përdorur një vendim shumë të rreptë pasi shqyrtoi lojën në VAR.

Me këtë, “Blutë” e përmbysën rezultatin në 3-1 dhe siguruan fitoren, duke e lënë CR7 jashtëzakonisht të zemëruar.

Menjëherë pas golit të tretë të Al-Hilal, të shënuar nga një penallti nga Salem Al Dawasari në kohën shtesë, lojtari portugez reagoi fuqishëm kur u filmua. Ndërsa po shfaqej në transmetim, Ronaldo gjestin e famshëm të “vjedhjes”, duke treguar se nuk ishte aspak i kënaqur me vendimet e gjyqtarit. Me këtë humbje, Al Nassr mbetet me 31 pikë dhe e sheh rivalin e saj të betuar të shkëputet në krye duke u ngjitur në kuotën e 38 pikëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB