Si zgjidhet stoku me 140 mijë dosje? Gonzato: Plotësoni vendet vakante të gjyqtarëve, vendosni edhe këshilltarë ligjorë

12/01/2026 15:41

Në buxhetin e 2026 për drejtësinë qeveria ka parashikuar si zgjidhje për stokun në gjyqësor edhe rekrutimin e 90 asistentëve juriste në tre gjykata.

Por ndërkombëtarët dhanë mesazhin se për uljen e backlogut që vijon të jetë 140 mijë çështje në pritje, formula efikase është plotësimi i vendeve vakante që mbetën mbas shkarkimeve nga vetting dhe respektimi i formulës për angazhimin sipas reformës në drejtësi të ndihmësve dhe këshilltarëve ligjorë që dalin nga shkolla e magjistraturës

Si hap i parë, të gjitha vendet vakante duhet të plotësohen – kjo do të thotë se Këshillat duhet të vijojnë me vlerësimet dhe emërimet e nevojshme.

Nëse është e nevojshme, dhe bazuar në një vlerësim të besueshëm të ngarkesës së punës, numrat duhet të rriten për të mbështetur më mirë gjyqtarët në punën e tyre të përditshme.

Është shumë e thjeshtë, gjykatat ku të gjithë gjyqtarët janë në detyrë dhe ku ka mjaftueshëm ndihmës ligjorë funksionojnë më mirë.

Gjykata e Lartë është një shembull i qartë. Në këtë kontekst, këshilltarët ligjorë janë një element thelbësor për garantimin e cilësisë së drejtësisë, kërkimit të shëndoshë juridik dhe përdorimit efektiv të së drejtës së BE-së” u shpreh Silvio Gonzato.

Kreu i delegacionit të BE Silvio Gonzato theksoi gjatë konferencës ‘ cilësia e drejtësisë ‘ se dhënia efikase e drejtësisë është në qendër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB