Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë
Të paktën 648 protestues janë vrarë në Iran gjatë demonstratave antiqeveritare, raporton Iran Human Rights, një grup të drejtat e njeriut me seli në Norvegji, ndërsa pothuajse 10,700 persona janë arrestuar.
Grupi paralajmëron se numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, por ndërprerjet e komunikimeve në të gjithë vendin po e bëjnë të vështirë verifikimin e informacionit.
Sipas ‘BBC’, grupi i drejtat e njeriut ka bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare për të ndihmuar në dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe ka kërkuar presion ndaj autoriteteve iraniane për të ndaluar përdorimin e forcës ndaj protestuesve paqësorë.
Në reagim, Donald Trump ka thënë se SHBA-të po shqyrtojnë “mundësi shumë të forta” për të ndërhyrë në Iran, duke theksuar se do të veprojnë nëse vazhdojnë të vriten protestuesit. Komentet e Trump u pasuan nga akuza të ashpra nga udhëheqësi suprem i Iranit, i cili akuzoi Shtetet e Bashkuara për “mashtrim” dhe mbështetje ndaj “mercenarëve tradhtarë”, ndërsa vlerësoi tubimet pro-qeveritare të organizuara nga shteti.
Top Channel