Real Madrid, me 17 trajnerë të punësuar në pak më shumë se 22 vjet, Florentino Perez kalon Santiago Bernabeun

12/01/2026 22:22

Florentino Perez kalon Santiago Bernabeun si presidenti i Realit të Madridit që ka bërë më shumë zëvendësime në pankinën e skuadrës. Presidenti historik i Los Blancos nga ka marrë edhe emrin stadiumi i Realit ka bërë 16 zëvendësime në pankinën e skuadrës merenges. Trajneri që do të zëvendësojë Xabi Alonson në skuadrën aktuale, Alvaro Arbeloa është i 17 në epokën e Florentino Perez. Ndryshimi është se ndryshimet në pankinë, Santiago Bernabeu i bëri në 34 vjet, ndërsa Florentino Perez në 22 vjet e gjysmë.

Legjendat tregojnë se Santiago Bernabeu  kishte parimin që Reali i madridit të mos i shkarkonte trajnerët dhe të gjithë duhet të conin kontratat e tyre deri në fund e të mos dorëhiqeshin. Megjithatë, jo gjithmonë kanë shkuar gjërat kështu sepse në 34 vjet të qëndrimit të Bernabeut në krye të Realit të Madridit, Miguel Munoz qëndroi në detyrë për 14 vjet nga 1960-1974, pjesa tjetër e trajnerëve u shkarkuan dhe bëhet fjalë për Miljanic, Fleitas o Enrique Fernández. Ramón Encinas, Jacinto Quincoces y Baltasar Albéniz en dos etapas, Michael Keeping, Héctor Scarone, Juan Antonio Ipiña, Enrique Fernández, José Villalonga, Luis Carniglia, Manuel Fleitas Solich, Miguel Muñoz, Luis Molowny në dy epoka dhe Miljan Miljanic.

Florentino Perez në 23 sezone, ka pasur 15 trajnerë, por disa prej tyre në disa etapa. Në epokën e parë të presidencës së tij 2000-2006, ai pati 6 trajnerë, por në 3 sezonet e parë ka pasur 1 trajner, Vicente Del Bosque, ndërsa në periudhën 2003-2006 u ulën në pankinën e Los Blancos, Carlos Queiroz, José Antonio Camacho, Mariano García Remón, Vanderley Luxemburgo dhe Juan Ramón López Caro. Në epokën e presidencës së dytë, janë 8 trajnerë që kanë drejtuar Realin e Madridit, por ka nga ata që kanë qenë në disa etapa. Manuel Pellegrini, José Mourinho, Carlo Ancellotti dhe Zinedine Zidane i kanë zhvilluar të plota sezonet e tyre, ndërsa Rafael Benitez dhe Julen Lopetegui nuk ia dolën. Pas Lopeteguit erdhi në stol Santiago Solari dhe më pas Zinedine Zidane dhe Carlo Ancelotti me etapat e tyre të dyta. Tani iku Xabi Alonso dhe vjen Alvaro Arbeloa. në total 15 trajnerë të larguar dhe 17 të ardhur në pankinë

Periudha më e pastabilizuar e pankinës së Realit të Madridit i përket presidencës së Lorenzos Sanz. Që nga 1995 deri në vitin 2000 në stolin e Los Blancos janë ulur Jorge Valdano, Vicente del Bosque, Arsenio Iglesias, Fabio Capello, Jupp Heynckes, José Antonio Camacho, Guus Hiddink, John Benjamin Toshack dhe sërish Vicente del Bosque. Ramon Mendoza punësoi 9 trajnerë të rinj në 10 sezone, 3 në 1985-1990 dhe 6 në 1990-1995.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB