Real Madrid, Kylian Mbappe, Arda Guler dhe futbollistët e tjerë, mesazhe falenderuese dhe lamtumire për Xabi Alonson

12/01/2026 21:25

Pak orë pas lajmit për largimin e Xabi Alonsos nga posti i trajnerit të Realit të Madridit, futbollistët e Los Blancos nisën të reagonin përmes rrjeteve sociale për të përshëndetur ish trajnerin e tyre. I pari që e bëri një hap të tillë ishte Kylian Mbappe që iu drejtua rrjeteve sociale për t’i dhënë përshëndetjen e tij trajnerit spanjoll.

‘Ishte një periudhë e shkurtër, por një kënaqësi për mua që të luaja për ty dhe të mësoja nga ty. Faleminderit që më dhe besim që nga dita e parë. Do të të kujtoj si një trajner me ide të qarta dhe me shumë njohuri për futbollit. Paç fat në kapitullin tënd të ardhshëm-shkruante Kylian Mbappe në një postim të tij në rrjetin social Instagram

Nën drejtimin e Xabi Alonsos, Kylian Mbappe spikati si futbollisti më vendimtar për Realin e Madridit me 29 gola të shënuar dhe 5 asiste të dhënë gjatë këtyre muajve. Një tjetër futbollist që la një mesazh për teknikun spanjoll ishte edhe Arda Guler edhe ky përmes një postimi në rrjetin social Instagram

‘Z. Xabi Alonso, faleminderit që besuat te unë që nga dita e parë. Çdo bisedë, çdo detaj, çdo pretendim më ndihmoi të formoj lojën time dhe të arrij një nivel më të lartë.Jam thellësisht mirënjohës për gjithcka sollët në trajektoren e karrierës sime. Besimi juaj ndaj meje më bëri një futbollist më të. mirë. Ju uroj ju dhe stafit tuaj shumë suksese në atë që do të vijë më pas. Ndikimi juaj do të mbetet gjithmonë me mua-theksonte Arda Guler në postimin e tij.

Pas Mbappe dhe Arda Guler, të gjithë futbollistët e tjerë të Realit të Madridit mes të cilëve Lunin, Tchouameni, Ceballos apo Lunin, përshëndetën trajnerin e tyre edhe pse qëndroi vetëm 7 muaj në pankinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB