Superkupa e Spanjës dhe ajo që shfaqi Reali i Madridit në fushë mban në stol Xabi Alonson. Sipas të përditshmes spanjolle AS, klubi merenges ka vendosur të konfirmojë teknikun në pankinën e Los Blancos pavarësisht humbjes ndaj Barcelonës në finalen e zhvilluar në Jeddah.

Sipas AS në përballjen me skuadrën katalanase, trajneri modifikoi skemat e mëparshme duke regjistruar përmirësime, ndërkohë që vetë lojtarët edhe këtë radhë treguan se nuk duan të braktisin Xabi Alonso. Bënë sa mundën përsa kohë ua lejoi gjendja fizike dhe me futbollin e luajtur në këto momente. Shembulli më i mirë është Vinicius që ishte një rrezik konstant për katalanasit deri sa fiziku i tij u lodh dhe kërkoi zëvendësim

Xabi Alonsos ashtu si të gjithë trajnerëve të tjerë të Realit të Madridit, i kërkohet të fitojë. Humbja, për më tepër ndaj Barcelonës, nuk pëlqehet me të përditshmen AS që e vijon më të detajuar analizën e saj. Në radhë të parë ajo që duhet të ndodhë me çdo kusht është përmirësimi i gjendjes fizike dhe parandalimi i serisë së dëmtimeve që ka goditur skuadrën madrilene. Nuk ka ndeshje që të mos ketë ndonjë dëmtim të lojtarëve të Realit të Madridit. Në gjysmëfinale u dëmtua Mendy dhe në sfidën vendimtare ishte Huijsen që shfaqi probleme muskulare

Kthimi i Niko Mihic në departamentin mjekësor të klubit nuk do të jetë i vetmi lajm i ri te Reali i Madridit. Stafi teknik duhet të gjejë mënyrën për të përmirësuar gjendjen fizike të futbollistës dhe këtë do ta bëjë me ndihmën e klubit. Në Valdebebas, gjithsesi të gjithë mendojnë se ka kohë për të realizuar një sezon pozitiv, por kjo arrihet përmes gjendjes fizike të futbollistëve.

Për momentin askush nuk ka folur për një ndërhyrje në merkaton e transferimeve të janarit. Është një periudhë blerjesh ku klubi nuk ka shumë besim, ashtu sikurse nuk po besohet shumë te akademia. Disa prej tyre do të shfaqen në ndeshjen e Copa del Rey ndaj Albacete, por për momentin nuk është dhënë asnjë sinjal që mendohet te të rinjtë shihen si një zgjidhje për këtë sezon, përvec Gonzalo Garcia që ka kaluar tashmë në ekipin e parë.

Në ditët e ardhshme do të ketë oferta të lojtarëve të ndryshëm, por për momentin gjithçka do të shtyhet deri në muajt e verës. Të gjithë e dinë se skuadra duhet të përforcohet, por merkatoja e janarit nuk i pëlqen Realit të Madridit të Florentino Perez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB