Problemet nga reshjet në qarkun e Fierit, lumi Seman çan argjinaturën, uji vërshon drejt tokave bujqësore të banorëve të zonës

12/01/2026 17:44

Lumi Seman ka çarë mesditën e sotme argjinaturën në disa segmente, në afërsi të fshatrave Ndërnënas dhe Hasturkas në Libofshë, nga prurjet e shumta.

Për pasojë, uji ka vërshuar përtej argjinaturës drejt tokave bujqësore, duke alarmuar banorët e zonës. Ata pohojnë se nuk kanë parë kurrë një nivel kaq të lartë prurjesh, ndërsa shprehin frikë për vijimin e rritjes së ujërave, të cilat po i afrohen zonave të banuara.

Përballë kësaj situate alarmante, forcat e Bordit të Kullimit ndodhen në terren dhe po punojnë me mjete të rënda për disiplinimin e ujërave që derdhen në kolektorin e hidrovori të Darëzezës, me qëllim shmangien e përmbytjes së banesave dhe paneleve fotovoltaike.

Situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa autoritetet u bëjnë apel banorëve të tregojnë kujdes. Ndërkohë, qindra hektarë tokë bujqësore ndodhen nën pushtetin e ujit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB