Sherr i rëndë në Lezhë, vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS bëjnë për spital dy kushërinjtë, konflikti nisi për ‘zhurmën’ në lokal Në ditën e tetë të daljes së lumit Vjosë nga shtrati, dëmet janë ende evidente në zonën e fshatit Bishan, njësia administrative Novoselë, Vlorë.
Banorët e këtij fshati vazhdojnë punën për pastrimin e zonave të përmbytura, duke larguar mbeturinat dhe baltën që lumi ka sjellë në pronat e tyre.
Ndërkohë, banorët ankohen për mungesë ushqimi për bagëtinë pasi dëmi më i madh për ta lidhet me ushqimin e bagëtive. Sipërfaqet ku ata kishin kullota janë shkatërruar nga përmbytja dhe lumi ka marrë me vete barin e bagëtive.
Për pasojë, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente me ushqim për bagëtitë, pasi lopët dhe kafshët e tjera po vuajnë nga mungesa e ushqimit.
“Janë dëmtuar mobilet, karriget, çdo gjë që ishte këtu. Uji ka arritur në 50-60 cm”, shprehet një qytetare e prekur nga përmbytjet.
Ndërsa një tjetër banor i zonës shprehet “Kam 500 rrënjë ullinj dhe prej dy ditësh janë mbushur me ujë. Komplet kjo zona këtej është përmbytur. Ka bërë dëme të shumta në bujqësi”.
“Absolutisht asnjëherë. Mua më quajnë Ilam Bajrami dhe nuk kam marrë një gjysmë çentezi, as një kile misër, as një gjysmë balla bar, dje e solla lopën unë, uji është këtu. Ja s’kanë ardhur akoma, ja kanali. Për një skrapë atje, ku hynë te bahçja e tyre lozën ca atje, e mbuluan kanalin dhe ikën, këtu është me ujë akoma dhe s’ndihet njeri”, shprehet banori.
Një tjetër shprehet “Unë kam komplet barin, kam një sobë të djegur rastësisht atje, për bagëti komplet rreth 400 balla, i kam aty gjendje po janë kalbur, unë lopët i ka i kam lënë në nja dy dhoma të vjetra. Të marr vetëm një sobë me korent dhe një pompë uji se s’kam ujë”
“Plot kemi pasur përmbytje nëpër toka, bari i gjithë, banesa jo. Më ka dëmtuar uji barishtet, të ullinjve, të bagëtive atje, ja atje do shkoj ti kthej andej kthej këtej. Nja 2-3 dhi që kam i kam futur te shtëpia atje me një dhomë, se do vijë behari do pimë qumësht”, thotë një tjetër banor i zonës i prekur nga përmbytjet.
Top Channel