Nga Vlahovic te Gimenez…Serie A dhe ‘çmenduritë’ e merkatos së janarit; blerjet më të shtrenjta në 10 vitet e fundit
Pas Superkupës së Spanjës, Atletico Madrid do të kthehet në fushën e lojës në Copa Del Rey ku do të përballet me Deportivo.
Trajneri Diego Pablo Simeone u shfaq në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje me trajnerin argjentinas që e nisi me atë cfarë ndodhi në derbin me Realin e Madridit në Superkupë me Vinicius duke kërkuar ndjesë
‘Do të më pëlqente t’i kërkoja ndjesë Florentino Perez dhe Vinicius për episodin që u pa-tha Simeone-nuk ishte mirë nga ana ime që të vendosesha në ato pozita dhe pranoj që nuk u solla mire. Ekipi që fiton meriton të kualifikohet dhe Reali e meritoi. Kërkoj ndjesë, por nuk fal. Nuk kam se çfarë të shtoj më’
Më pas trajneri i Los Colchoneros e përqendroi vëmendjen e tij pikërisht te ndeshja me Deportivon duke e vlerësuar skuadrën kundërshtare
‘Është një ekip i guximshëm, ka forcë kundërsulmi të rëndësishme dhe rivalizon përtej rezultateve-shtoi Simeone-eliminoi Mallorcan, që e dimë që nuk dhuron asgjë. Do të jetë një ndeshje e fortë, e vështirë në një fushë të mirë’.
Top Channel