Një fitore e pabesueshme në Kupën e Francës, Paris FC eliminon PSG-në!
Pasditja e kësaj të hëne ishte tronditëse në Madrid teksa klubi i Realit me anë të një komunikate bënte të ditur mbylljen e bashkëpunimit me Xabi Alonson. Trajneri spanjoll që mori drejtimin e Los Blancos pas një periudhe të suksesshme te Bayer Leverkusen në Gjermani, u largua nga posti i tij pas 232 ditëve në detyrë.
Gjatë kësaj kohe ai e drejtoi Realin e Madridit në 34 ndeshje zyrtare me një bilanc prej 24 fitoresh, 4 barazimeshd dhe 6 humbjesh duke plotësuar vetëm 20% të kontratës së tij që skadonte në 30 qershor të 2028
E gjithë bota e futbollit reagoi ndaj këtij lajmi që i kapi në befasi të gjithë edhe pse prej javësh diskutohej e ardhmja e Xabi Alonsos në stolin e Realit të madridit. Një prej atyre që reaguan ishte dhe Jerzy Dudek ish portier dhe shok skuadre me Xabi Alonson kur luanin për Liverpool në Premier League me ish portierin polak që i doli në mbrojtje teknikut spanjoll.
‘Xabi Alonso nuk kishte mbështetjen e Florentino Perez. Është e qartë se ky ekip ka nevojë për futbollistët më të mirë në mesfushë dhe mbrojtje-ishin fjalët e thëna nga Dudek në lidhje me Xabi Alonson dhe largimin e tij nga posti i trajnerit të Realit të Madridit
Top Channel