Serie A, Juventus dhuron spektakël ndaj Cremonese, gara për titull, gjithnjë e më e zjarrtë
Alvaro Arbeloa do të jetë ai që do të marrë drejtimin e skuadrës së parë të Realit të Madridit në vend të Xabi Alonsos, largimi i të cilit u zyrtarizua më herët. Po kush është Alvaro Arbeloa, që do të ulet në pankinën e rëndë të Los Blancos?
Alvaro Arbeloa ka qenë trajner i Real Madrid Castilla që nga qershori i vitit 2025 dhe e ka zhvilluar karrierën e tij si trajner në akademinë e Realit të Madridit që nga viti 2020. Në sezonin 2020-21, ai drejtoi skuadrën e Infantil A duke u shpallur kampion i kësaj kategorie, më pas në 2021-2022 drejtoi skuadrën e Cadete A të Real Madrid dhe nga 2022 deri në 2025 ai ishte trajner i Real Madrid Juvenil A me të cilin në 2023 fitoi titullin kampion, Kupën e Mbretit dhe Kupën e Kampioneve të kësaj kategorie
Sukseset më të mëdha me Realin e Madridit, Alvaro Arbeloa i pati si futbollist. Ish mbrojtësi spanjoll është aktivizuar me Los Blancos në periudhën 2009-2016 duke luajtur 238 ndeshje zyrtare. Gjatë kësaj periudhe si futbollist ai fitoi 8 tituj; 2 Champions League, 1 botëror klubesh, 1 Superkupë të Spanjës, 1 Superkupë të Evropës, 1 titull në La Liga, dy Kupa Mbreti dhe 1 Superkupë të Spanjës.
Alvaro Arbeloa ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses spanjolle me të cilën ka luajtur në 56 ndeshje duke fituar Botërorin e 2010 dhe dy Evropianë në 2008 dhe 2012. Trajneri i ri i Real Madrid që nga koha kur ka qenë futbollist ka pasur një raport shumë të mirë me presidentin Florentino Perez dhe bordin drejtues të Realit të Madridit. Klubi merenges përpara se të zgjidhte Arbeloan për postin e trajnerit të skuadrës së parë studioi të gjitha opsionet mes të cilëve edhe Santiago Solarin dhe në fund zgjodhi pikërisht Arbeloan edhe për faktin se e njeh shumë mirë ambientin duke qenë se ka qenë pjesë e skuadrës së Realit të Madridit si futbollist për vite të tëra
Në klub e pëlqejnë metodën moderne të punës së tij sic është përdorimi i dronëve për të xhiruar stërvitjet dhe për të përmirësuar analizën taktike. Po kështu Arbeloa konsiderohet si një trajnet që ndërhyn shpesh gjatë ndeshjeve dhe dora e tij ndihet në sesionet dhe momentet vendimtare. Por jo vetëm kaq, diskutimet e tij gjithnjë kanë qenë në një linjë me ato të klubit sidomos përsa iu përket kritikave të klasës arbitrare në Spanjë.
Top Channel