Shkaktoi aksident në gjendje të dehur ku u plagosën nëna me fëmijët e mitur, AMP pezullon nga detyra punonjësin e Policisë
Sot priten kushte të paqëndrueshme atmosferike në territorin e vendit.
Reshje të dobëta shiu do të përfshijnë qarqet Kukës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të pakta deri lokalisht të dobëta.
Në zonat e Veriut, Lindjes dhe Juglindjes, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke sjellë kushte tipike dimërore, veçanërisht në zonat malore.
Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale do të luhaten nga 0 deri në 5 gradë Celsius. Në zonat e ulëta pritet që temperaturat të zbresin deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 5 gradë. Në zonat malore, temperaturat do të jenë më të ulëta, me vlera minimale deri në -10 gradë dhe maksimale rreth -1 gradë Celsius.
Top Channel