Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, foli me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, gjatë fundjavës, raportoi Axios, ndërsa SHBA-të presidenti Donald Trump, përshkallëzuan kërcënimet e tyre për ndërhyrje ushtarake kundër regjimit iranian për shkak të protestave të përhapura.
Thuhet se të dy diskutuan protestat dhe mundësinë e takimit në ditët në vijim. Burimet nuk konfirmuan nëse biseda ishte nëpërmjet telefonit apo mesazhit.
Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit refuzuan të komentojnë.
Teherani, nga ana e tij, thotë se kanali i komunikimit midis ministrit iranian dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së “është i hapur dhe mesazhet shkëmbehen sa herë që është e nevojshme”. Ai shtoi se Irani dhe SHBA-të po komunikojnë gjithashtu nëpërmjet kanalit zviceran të ndërmjetësimit. Megjithatë, Teherani shpjegoi se mesazhet që Irani merr nga SHBA-të janë “kontradiktore”.
Zyrtarët amerikanë kishin thënë se Wittkoff dhe Araghchi filluan të shkëmbenin mesazhe vitin e kaluar gjatë bisedimeve bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit. Ata vazhduan të komunikonin edhe pasi SHBA-të bombarduan objektet bërthamore të Iranit në qershor dhe madje edhe tetorin e kaluar.
Burimet për Axios thanë se kjo qasje duket të jetë një përpjekje e Iranit për të ulur tensionet me SHBA-në ose, të paktën, për të blerë kohë përpara se Trump të urdhërojë ndonjë veprim.
Ky është treguesi i parë se kanali i drejtpërdrejtë i komunikimit midis Uashingtonit dhe Teheranit mbetet i hapur, shkruan Barak Ravid, i cili është i informuar mirë për sfondin diplomatik në SHBA dhe Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, të dielën, Donald Trump tha se Irani kontaktoi SHBA-në të shtunën dhe ofroi të negocionte një marrëveshje bërthamore.
Në të njëjtën kohë, zëvendëspresidenti i SHBA-së J. D. Vance tha javën e kaluar se SHBA-të janë të hapura për negociata me Iranin për një marrëveshje të re.
Top Channel