Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë
Shqipëria, në këto 35 vitet e fundit ka pasur edhe momentet e saj kur dalja në rrugë për të protestuar fliste më fort se politika, kur qytetarët dilnin për fatin e tyre dhe jo për parti politike.
Reagim i fortë qytetar e që prodhoi si rezultat ndryshimin e regjimit ishin protestat e dhjetorit ’90, kur frika nuk u thye përballë regjimit të egër totalitar.
Ndërsa sot partitë opozitare kanë organizuar protesta kundër qeverisë, për korrupsionin dhe çështjet e maxhorancës në SPAK, duke kërkuar dhe dorëheqjen e qeverisë.
Ish-kandidati demokrat për deputet, Aulon Kalaja u shpreh se ka marrë pjesë në të gjitha protestat në vend dhe shpjegoi se çfarë i duhet PD-së që të ketë sukses me protestat.
“Të them të drejtën kam dal thuajse në të gjitha protestat që janë organizuar në Shqipëri. Janë sekuestruar kutitë e Durrësit dhe SPAK-u e ka marrë në dorë. Unë vij nga aktivizmi dhe gjithë jeta ime ka qenë në protestë.
Besoj se opozita duhet të rrokë moralitetin. Nuk jemi në ato kushte që të kemi një moral aq të lartë… Nuk është e pamundur, por duhet t’i mbushim mendjen vetes që po përballemi me protesta shumë të forta. Unë besoj që ne duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më nga sheshi. Kjo është një krizë morali e brendshme.
Presionet janë. Unë i kam vuajtur në kurrizin tim, sepse kur kam dalë në protestat e para, më kanë hequr prindërit nga puna. Ka dhe kërcënime mafioze kur ndërmerr një protestë.
Goditjet kanë qenë të shumëanshme. Unë e kam mundësinë që t’i them hallet e mia këtu në studio. Por të tjerët që nuk kanë pasur mundësinë të flasin?
Personazhet kryesore të këtyre kauzave janë përndjekur nga qeveria. Jo nga Edi Rama, por aty ka bashki, ka ministri e shumë të tjera.
Besoj që janë përçarë dhe janë blerë. Ne konsumuan një dramë nga partitë e reja për një mandat deputeti dhe çfarë ndodhi. Nuk është problemi i zonjës që u fut në parlament, por kjo vrau shpresën e njerëzve të rinj që duan të vijnë në politik”, tha ndër të tjera Aulon Kalaja.
Top Channel