Pas përplasjeve më Superkupë, Simeone: Iu kërkoj ndjesë Florentino Perez dhe Vinicius
Manchester United vijon punën për përcaktimin e një trajneri për të zëvendësuar Ruben Amorim të shkarkuar dhe për të drejtuar skuadrën deri në fund të sezonit. Ditët e fundit dy ishin kandidaturat e shfaqura, Michael Carrick dhe Ole Gunnar Solskjaer me të parin që duket se është në pole position.
Sipas asaj që publikohet te Sky Sports në Britaninë e Madhe, drejtuesit e Manchester United tashmë janë në diskutime të detajuara me Carrick për rolin e trajnerit të komanduar për pjesën e mbetur të sezonit. Gjithnjë sipas rrjetit britanik, është parashikuar që të mbahen bisedime të tjera mes klubit dhe Carrick e përfaqësuesve të tij, ndërkohë që një lëvizje e tillë me Ole Gunnar Solskjaer nuk është parashikuar të jetë në agjendë.
Gjithsesi, Manchester United ende nuk e kanë marrë një vendim përfundimtar dhe Solskjaer mbetet një alternativë e vlefshme. Djajtë e Kuq shpresojnë që të kenë një trajner brenda së martës kështu që ai mund të nisë punën për derbin me Manchester City e parashikuar të zhvillohet në 17 janar.
Ndërkaq, Darren Fletcher që ishte përkohësisht trajneri i komanduar i Manchester Unites, pas humbjes me Brighton tha se e mbylli akordin për të drejtuar skuadrën e parë dhe se do të bënte raportimin e tij në Qendrën Stërvitire Carrington edhe për të kuptuar se çfarë dëshiron klubi prej tij pas kësaj. Tani Manchester United do të jetë i fokusuar vetëm në Premier League pasi është eliminuar si nga FA Cup dhe Carabao Cup, kështu që fokusi është te caktimi i trajnerit të ri të komanduar për të drejtuar skuadrën drejt kualifikimit në kompeticionet evropiane të sezonit të ardhshëm.
Top Channel