Një fitore e pabesueshme në Kupën e Francës, Paris FC eliminon PSG-në!
Komunikata e Realit të Madridit për ndërprerjen e bashkëpunimit me Xabi Alonson i kapi të gjithë në befasi e sidomos vetë futbollistët e Los Blancos. Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’, futbollistët e skuadrës merenges e mësuan lajmin vetëm përmes…komunikatës zyrtare të klubit.
Gjithnjë sipas ‘Marca’, askush nuk e priste një vendim të këtij kalibri në këtë fazë të sezonit, sidomos pas ndjesive që u panë pas finales dhe ambientit të qetë që mbizotëronte në avion gjatë kthimit të skuadrës në Madrid me futbollistët që nuk kishin as dyshimin më të vogël se si do të përfundonin gjërat.
Pas finales së Superkupës, futbollistët e bënin fakt të kryer qëndrimin e trajnerit, nuk ekzistonte asnjë sinjal alarmues apo ndonjë tregues se drejtuesit e Realit të Madridit po mendonin për ndonjë ndryshim në pankinë duke parë se humbja ndaj Barcelonës ishte me rezultat të ngushtë. Përkundrazi, skuadra mendonte se projekti po vijonte dhe se Xabi Alonso kishte mbështetjen e klubit pas turneut duke parë edhe imazhin e përqafimit të Florentino Perez me trajnerin gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve
Për këtë arsye, njoftimi i largimit të Xabi Alonsos ishte një shok i vërtetë për skuadrës. Disa prej futbollistëve, në privat, pranuan se nuk ishin paralajmëruar për këtë vendim dhe se mësuan gjithcka përmes komunikatës zyrtare, gjë që rriti shqetësimin. Përvec kësaj, disa lojtarë theksuan se raportet mes trajnerit dhe ekipit në javët e fundit ishin shumë të mira. Tani skuadrës së Realit të Madridit, i duhet që të mbledhë veten shpejt për të përballuar sfidat e radhës dhe të kapërdijë ndryshimin e papritur ne pankinë dhe ardhjen e një trajneri nga një shkollë e ngjashme me të Xabi Alonsos, siç është Alvaro Arbeloa.
Top Channel