“Ku janë dëmshpërblimet?”/ Debat dhe tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq për përmbytjet, fermerët: Duam përgjigje konkrete

12/01/2026 10:46

Po zhvillohet jashtë radhë mbledhja e këshillit bashkiak në bashkinë e Maliqit, e organizuar për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet e muajit nëntor 2025.

Prezentë në mbledhje janë edhe fermerë të kësaj bashkie të cilët po debatojnë me drejtuesit e kësaj bashkie lidhur me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e para. Sipas tyre, numri i fermerëve të prekur është i madh dhe dëmet janë shumë të konsiderueshme në prodhimet bujqësore të cilat iu janë shkatërruar.

Julian Guri një prej fermerëve potencialë në territorin e bashkisë Maliq ju bën thirrje fermerëve për rezistencë. “Asnjë nuk duhet të lëvizi që këtu, ne duam përgjigje konkrete, le të vijë kush të dojë, çfarë do bëhet. Ku janë dëmshpërblimet?” – thotë fermeri.

Në shenje proteste fermerët godasin tavolinat, ndërsa kërkojnë dëmshpërblimet sipas tyre kjo situatë sa vjen dhe rëndohet.

Nuk duam shpresa të kota”, shprehen ata, ndërsa njëzëri thërrasin “Turp, Turp!

Në përfundim të mbledhjes pritet të shihet se çfarë do të vendoset për këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB