Kamerat e sigurisë e nxjerrin zbuluar/ Vodhi shuma parash në lokalin ku ishte i punësuar, pranga 35-vjeçarit në Tiranë

12/01/2026 11:41

Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka vjedhur pranga subjekti ku ishte i punësuar.

Rasti është dokumentuar nga kamerat e sigurisë së biznesit.

Gjatë kontrollit fizik i gjendet dhe i sekuestrohet një pjesë e shumës së vjedhur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, pas kallëzimit të bërë nga menaxheri i një lokali për vjedhje të shumave të parave në subjektin e tij, kanë organizuar menjëherë punën hetimore.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua dhe u arrestua shtetasi J. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur shuma parash në subjektin ku ishte i punësuar si kamarier, një pjesë e të cilave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB