U mbajt sot seanca për dosjen ‘Partizani’, por pa një vendim, pasi u shty për në datën 26 janar.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se në Gjykatën e Posaçme, avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha, kundërshtuan kërkesën për gjykim ndaj tij.
Mbrojtja e Berishës kërkojnë si dëshmitar kryeministrin Edi Rama në proces. Avokatët e kanë përqendruar mbrojtjen e tyre në 3 pika kryesore.
Sipas tyre:
– Së pari, mbrojtja thotë se SPAK është në tejkalim kompetencash, SPAK nuk mund te vleresoj bazen ligjore, VKM apo politikat qe ndjek ne qeveri. Kete e ben vetem Gjykata Kushtetuese.
– Së dyti, ka mungese te faktit penal. SPAK nuk ka arritur te identifikoj ne kerkesën per gjykim veprimet konkrete te Berishes permes te cilave ka shkelur ligjin. Sot SPAK e akuzon Berishen per nje veprimtari te tere adminiatrative, kur do te duhet te ndante veprime konkrete. Te tregonte para gjykates pasojen qe kanë sjell këto veprime. Aktet që përmend Prokuroria nuk kanë karakter individual, por të përgjithshëm. Në kërkesën e vetë, SPAK ka gjetur fajtorin dhe më pas fajin që është kryer.
SPAK nuk ka sjell asnjë provë që Berisha ka rënë më një marrëveshje paraprake për privatizimin dhe më pas e ka kryer përmes akteve ligjore dhe nënligjore që në përfundim të merrte ryshfetin përmes dhëndrit të tij. Asnjë dëshmitarë nuk e thotë këtë dhe asnjë provë tjëtër. SPAK e provon këtë marrëveshje me deduksion.
– Së katërti, ndjekja penale la qenë e ndikuar politikisht. Këto pretendime mbështeten në deklarata të kryera nga kryeminiatri Edi Rama, ambasadorja Yuri Kimi dhe ish zyrtari amerikan Eskobar.
Rama i ka bërë thirrje SPAK të hetonte cështjen dhe në deklarata publike i ka mësuar edhe si duhet ta bënte këtë hetim. Shumica parlamentare ka bërë një kallëzom, vlerësimi i të cilit ka kaluar afatet dhe tregon veprimtarinë e SPAK nën ndikimin politikë. Ai kallëzim po ashtu mbante rrethana të rreme dhe SPAK nuk e ka hetuar këtë fakt.
Top Channel