Rama reagon ndaj Shoqatës së Prokurorëve: Po për shkelmimin e prezumimit të pafajësisë që ka njollosur Shqipërinë, keni gjë për të thënë? Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka lajmëruar se do të mblidhet më 28 janar për të shqyrtuar çështjen e imunitetit të zv.kryeministres, Belinda Balluku.
Kujtojmë se mbledhja e fundit e Këshillit u mbajt më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Mbledhja zgjati gati 5 orë dhe u zhvillua në praninë e kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho i cili sapo kishte marrë detyrën si dhe prokurorëve të çështjes.
Siç mësoi TCH gjatë mbledhjes SPAK paraqiti një USB me 16 mijë faqe prova për të argumentuar arrestimin e zv.kryeministres Balluku. USB-ja iu dorëzua të gjithë anëtarëve të Këshillit të Mandateve.
Gjatë mbledhjes u mësua gjithashtu se avokatët e Ballukut kërkuan 2 javë kohë për të shqyrtuar materialin e USB-së ndërkohë Prokuroria e Posaçme tha se 3 ditë janë të mjaftueshme.
Njoftimi i plotë:
Me Urdhrin nr. 3, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në datën 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, për vijimin e shqyrtimit procedural të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, sipas procedurave të parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.
Top Channel