Borë dhe akull në Dibër, disa segmente thuajse të pakalueshme. Vijon puna për gjetjen e 30-vjeçarit të pajetë në lumin Mat

12/01/2026 08:58

Edhe qarku i Dibrës është i përfshirë nga temperatura të ulëta, ku në disa zona regjistrohet vlera -15 gradë Celsius.

Bashkinë Dibër, rruga rurale Peshkopi–Lurë është e pakalueshme nga bora, ndërsa Peshkopi–Selishtë kalohet me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë. Vijojnë të jenë të bllokuara disa rrugë të brendshme në njësitë Selishtë, Lurë, Kala e Dodës, Zall Dardh, Tomin dhe Lurë.

Bashkinë Bulqizë, rruga që lidh Qytetin e Vjetër me Qytetin e Ri pranë terminalit mbetet e bllokuar nga uji dhe akulli, ndërsa janë të pakalueshme edhe rrugët në njësitë Trebisht, Ostren, Martanesh dhe pjesërisht Zerqan e Fushë Bulqizë.

Bashkinë Klos, vijon operacioni për kërkimin e 30-vjeçarit të mbytur në lumin Mat.

Bashkinë Mat, disa rrugë fshatrash në njësinë Macukull janë të bllokuara nga bora, ndërsa rruga lidhëse e njësisë Derjan rrezikon të bllokohet.

Akset nacionale janë përgjithësisht të kalueshme, përjashtim bën rruga Ura e Çerenecit–Steblev, e cila është thuajse e pakalueshme për shkak të mungesës së ndërhyrjes për pastrim bore. Në akset e Rrugës së Arbërit, Qafë Bualli–Krastë dhe Peshkopi–Vasie, qarkullimi kryhet vetëm me goma dimërore.

Kontraktorët janë në terren me mjete dhe kriposje për të mbajtur rrugët të hapura. Furnizimi me energji elektrike është normal, me përjashtim të Kala e Dodës dhe disa fshatrave të njësisë Ulëz në Mat. Furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë qarkun paraqitet normal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB