Belind Këlliçi dy orë në SPAK, deputeti i PD: U thirra për çështje periferike
12/01/2026 15:21
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçmen.
Ai është futur në SPAK i buzëqeshur dhe me sportivitet, ndërsa nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët. Pasi doli nga SPAK pas dy orësh ai tha se u thirr për çështje periferike.
“U thirra për çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, tha ai pa dhënë shumë shpjegime, teksa i pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha nëse është pyetur në lidhje me politikanë, ai e konfirmoi.
“Ju garantoj se çështja që kam qenë sot është krejtësisht periferike në raport me zhvillimet që pritet të vijnë dhe ju garantoj se do të ketë zhvillime shumë interesante”, u shpreh ai.
Top Channel