Interit i duhen edhe dhjetë pikë, ka një kalendar të favorshëm dhe Scudetto tashmë është shumë pranë
Pas eksperiencës te Genoa, Mario Balotelli vendosi të rinisë karrierën nga Al Ittifaq, një klub që militon në Divizionin e Dytë të futbollit në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe që është në pronësi të Pietro Laterza, pronar i Chievos në Serie D.
Dhe ishte pikërisht sipërmarrësi italian ai që zbuloi sesi lindi transferimi i Mario Balotellit në drejtim të Al Ittifaq.
‘Gjithçka lindi pas një kërkimi në Transfermarkt mes futbollistëve që nuk ishin në kontratë me ndonjë skuadër-tregon Laterza-Sapo lexuam emrin e tij, nisëm kontaktet me përfaqësuesit e tij. Është i motivuar, është mirë. Na duhej një sulmues për të shënuar. Për Balotellin, Dubai është vendi i duhur nga ku të rinisë karrierën’
Më pas Pietro Laterza vijon me tregimin e tij duke zbuluar disa detaje të tjera.
‘U takuam në fillim të muajit dhjetor dhe mjaftoi një bisedë për të mbyllur marrëveshjen-shtoi Laterza-Mario është profesionist që ka shumë dëshirë për të luajtur sërish futboll. Në merkaton e janarit mund të merrnim vetëm 1 futbollist të huaj dhe ne zgjodhëm atë’.
Top Channel