Edhe pse në temperatura të ulëta, këtë të diel me diell shumë qytetarë iu drejtuan malit të Dajtit për të shijuar dëborën.

Sikurse duket nga pamjet, me qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në kthim për shkak të trafikut të rënduar.

Top Channel mëson se qytetarët janë të bllokuar në trafik prej më shumë se dy orësh.

Ngricat në rrugë kanë vështirësuar lëvizjen e automjeteve, ndërsa qytetarëve iu është dashur edhe të fikin automjetet në rruge për shkak të bllokimit të lëvizjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB