Video/ “Hapet toka” në Delvinë, shkak reshjet e shumta gjatë javës
11/01/2026 20:48
Një gropë e madhe është hapur ngjitur me fushën e futbollit në qytetin e Delvinës.
Fenomeni ka ndodhur pas shirave të shumtë të ditëve të fundit, që duket se kanë shkaktuar shembjen e tokës.
Vendi ynë ka hyrë në ditën e gjashtë të përmbytjeve, ku situata vijon të jetë e vështirë në disa zona.
Qarku i Durrësit, Fieri, Lezha, Gjirokastra e Vlora kanë ndër më të prekurit nga reshjet e shiut të ditëve të fundit.
Top Channel