Tenis, Carlos Alcaraz e nis mbarë 2026, fiton ‘SuperMatch’ ndaj Sinner në Korenë e Jugut
Në fushën e lojës fitoi sërish Aryna Sabalenka, por raporti i akullt mes numrit 1 në botë dhe Marta Kostyuk vazhdon. Finalja e turneut të Brisbane i shkoi bjelloruses edhe pse në fund të ndeshjes tenistet nuk i shtrënguan duart me njëra-tjetrën dhe nuk bënë fotografi me vullnetin e Kostyk që në fjalimin pas ndeshjes preku tema prekëse për situatën e Ukrainës së saj, por pa i bërë komplimenta kundërshtares për fitoren.
‘Çdo ditë jetoj me dhimbje në zemër-u shpreh Kostyuk-janë me mijëra persona pa dritë dhe ujë të ngrohtë në këtë moment. Jashtë temperaturat janë -20 gradë. Është shumë e dhimbshme të jetosh këtë realitet çdo ditë. Motra ime fle me 3 batanije për shkak se shtëpia është shumë e ftohtq. Jam shumë e prekur dhe e lumtur teksa pashë kaq shumë flamuj ukrainas këtë javë’.
Ndërsa Sabalenka e nisi kështu fjalimin e saj pas triumfit në turneun e Brisbane: ‘Në radhë të parë dua t’i bëj komplimenta Martës dhe skuadrës së saj për këtë fillim të shkëlqyer sezoni. Të uroj më të mirën, shpresoj të përballemi edhe shumë herë të tjera në finale për të treguar tenisin tonë shumë të mirë’.
RIVALITETI-Rivaliteti mes dy tenisteve u ashpërsua më shumë në javët e kaluara për të tjera deklarata të Kostyuk. Në fund të vitit 2025, tenistja ukrainase bëri kritika në drejtim të tenisteve më të forta në lidhje me avantazhin e tyre biologjik dhe nivelet e tyre të testosteronit. ‘Shumë prej lojtareve janë të avantazhuara ndaj meje për arsye biologjike-ishte deklarata e Kostyuk që gjeti përgjigjen e menjëhershme të Sabalenkës. ‘Marta ka ndoshta më shumë muskuj se unë. është një vajzë në formë dhe shumë e fortë. Nuk mendoj se disavantazhet fizike kanë ndikuar në ndeshjet e humbura ndaj lojtareve më të mira-ishin fjalët e bjelloruses.
Në 2025, Sabalenka kishte fituar të dy sfidat e zhvilluara kundër Kostyuk. Në konferencën për shtyp pas finales së Brisbane ajo u pyet sërish për mungesën e shtrëngimit të duarve me ukrainasen.
‘Është një vendim i tyre. Çfarë mund të bëj unë?-tha Sabalenka-nuk më vjen keq, nuk më intereson; kur zbres në fushë mendoj vetëm për tenisin që duhet të luaj dhe ajo çfarë duhet të bëj për të fituar. Unë zbres në fushë dhe mendoj vetëm të jap maksimumin’.
Shuhen polemikat? Jo dhe aq, në përfundim të ndeshjes, Sabalenka festoi duke puthur muskujt e krahut, kushedi nëse ky gjest ishte një thumb për kundërshtaren e saj.
Top Channel