Debutoi ndaj Cremoneses, Spalletti: Juventusi im është rritur, por duhet të përmirësohet
Federata Spanjolle e Futbollit ka rritur shpërblimin për skuadrat pjesëmarrëse dhe bën një shpërndarje më të ekuilibruar të tyre në bazë të rezultateve. Kështu mësohet se shpërblimi financiar në këtë kompeticion shkon nga 19 milionë euro që ishte në 2025 në 21.3 milionë për këtë vit. Këtë të dielë në jeddah ashtu sikurse edhe vitin e kaluar do të kemi El Clasicon mes Barcelonës dhe Realit të Madridit dhe ajo që do të triumfojë padyshim do të marrë një shpërblim më të lartë
Si pikë nisje, shpërndahen 16.3 milionë euro mes 4 skuadrave pjesëmarrëse vetëm për faktin që kanë udhëtuar drejt Arabisë Saudite për të qenë në këtë kompeticion, një rritje kjo në krahasim me 14.95 milionë euro për sezonin e kaluar. Në atë kohë, Reali siguroi 6.15 milionë euro, Barcelona 6 milionë, Athletic Bilbao 2 milionë euro dhe Mallorca 850 mijë euro
Pas kësaj, në lojë janë edhe 5 milionë euro të tjerë, shifër më e lartë në krahasim me vitin e kaluar që ishte 4 milionë. Vitin e kaluar, Barcelona dhe Reali i Madridit fituan nga 1 milion euro secili për fitoret në gjysmëfinale, me katalanasit që përfituan edhe 2 milionë euro të tjerë për triumfin final. Për këtë vit, skuadra që do të ngrejë trofeun do të fitojë 2 milionë euro, ndërsa skuadra nënkampione 1.4 milionë euro, ndërsa vendi i tretë dhe i katërt nga 800 mijë euro secili
E gjithë kjo iu referohet skuadrave pjesëmarrëse, por në përgjithësi, Superkupa e Spanjës i gjeneron 51 milionë euro Federatës Spanjolle të Futbollit. Një sasi e ardhurash që janë të destinuara për zhvillimin e këtij sporti sidomos futbollit bazë.
Top Channel