Kupa e Anglisë/ Arsenal nuk fal, ‘poker’ golash ndaj Portsmouth, kalon në raundin tjetër
Kampionati italian i futbollit arrin në një moment të rëndësishëm që mund të përcaktojë ecurinë e tij në muajt në vazhdim. Frenimi i Napolit në Verona ka ridizenjuar klasifikimitn duke e shndërruar ndeshjen e mbrëmjes së kësaj të diele në San Siro si një rast të shkëlqyer për Interin që mund të thellojë miniarratisjen e tij, të paktën kundrejt kampionëve të Italisë
Inter-Napoli; Chivu kërkon diferencën +7 pikë. Interi i Cristian Chivu që është në një formë të shkëlqyer me 6 fitore radhazi dhe sulmin më të mirë të kampionatit, ka shansin t’i shkëputet Napolit me 7 pikë. Është sfida e dy bomberave, Lautaro Martinez dhe Hojlund, por edhe ajo e infermierive të ndryshme; zikaltrit(pa Dumfries) rigjejne Darmian dhe Diouf për të pasur më shumë alternativa në pankinë, ndërsa Conte duhet të heqë dorë nga lojtarë si Anguissa e padyshim De Bruyne, pa harruar këtu edhe dëmtimin e Neres.
Fiorentina-Milan; Allegri dhe tabuja barazime. Milani e sheh me interes sfidën e San Siros, por fillimisht do të duhet te mendojë për atë që do të ndodhë në ‘Franchi’. Skuadra e Allegrit edhe pse vjen me një seri prej 17 ndeshjesh pa humbje e ka ngadalësuar shpesh ritmin(3 barazime në 5 ndeshjet e fundit duke përfshirë dhe atë me Genoa). Me Fullkrug që po kërkon ende gjendjen optimale te tij, kuqezinjtë i besojnë dyshes së artë Leao-Pulisic për të qëndruar ende në garë. Pengesa që ka përballë është e rrezikshme; Fiorentina e Vanolit edhe pse në vendin e parafundit ka dhënë shenja se po e rimerr veten në aspektin psikologjik dhe kërkon pikë jetësore për një ringjitje në renditje që parashikohet të jetë e gjatë
Verona-Lazio: Sarri mes polemikave post-merkato. Klimë e tensionuar te skuadra bardhekaltër. Lazio shkon në Bendegodi me kontestimet e tifozëve(dhe thumbat mes Sarrit dhe Lotitos) për largimet e Castellanos dhe Guendouzi të zëvendësuar nga Petkov dhe Taylor që janë një bast për skuadrën romane. Sarri duhet të izolojë skuadrën nga polemikat ambientale për të përballuar Veronën që është me moral shumë të lartë; kjo e fundit që vijen pasi arriti të ndalë Napolin do të kërkojë të shkaktojë një tjetër gjëmë në Serie A.
Lecce-Parma: frike dhe pak gola. Ndeshje mbijetese e një tensioni shumë të lartë në Via del Mare. Përballen Lecce dhe Parma në një ndeshje ku ajo që është në lojë vlen dyfish. Ekuilibri mund të mbizotërojë në këtë ndeshje duke marrë parasysh se në fushën e lojës do të zbresin në fushën e lojës dy skuadrat me sulmin më të dobët të kampionatit
Top Channel