LIVE/ 17 ditë luftë në Lindjen e Mesme! Sulmet ajrore tronditin Bejrutin, anulohen fluturimet në aeroportin e Dubait. Trump: Do të mbajmë mend vendet që s’ndihmojnë
Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Kolumbi.
Gjashtë persona, përfshirë këngëtarin e njohur Yeison Jiménez kanë humbur jetën sipas autoriteteve kolumbiane të aviacionit civil, kur aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Paipa në departamentin e Boyacá.
Videot e postuara në mediat sociale tregojnë aeroplanin duke u përpjekur të ngrihet në ajër dhe më pas duke u rrëzuar me shpejtësi të lartë në një fushë përtej pistës, duke shpërthyer në flakë.

Shkaku i rrëzimit është ende i panjohur dhe nën hetim, megjithëse dëshmitarët flasin për një defekt të mundshëm të njërit prej dy motorëve.
Midis gjashtë viktimave janë këngëtari 34-vjeçar Yeison Jiménez, piloti dhe katër anëtarë të stafit të këngëtarit.
Top Channel