Reshjet e shiut dhe dëborës, dëmtohet banesa e familjes me 8 anëtarë në Vilë të Bushtricës
11/01/2026 12:12
Reshjet e shiut e borës kanë shkaktuar dëme në një banesë dykatëshe, që i përket familjes së Naim Dragjoshit.
Banesa ka pësuar plasaritje të konsiderueshme, duke e bërë të rrezikshme për banim, raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica.
Familja, e përbërë nga tetë anëtarë, apelon për ndihmë urgjente dhe kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për vlerësimin e dëmeve.
Top Channel