Reshjet e dendura të borës kanë sjellë vështirësi të shumta për banorët e zonave të thella malore në qarkun e Kukësit.

Dhjetëra fshatra në njësitë administrative Topojan, Zapod, Shishtavec, Gryk-Çaj, Kalis dhe Arrën e Malzi janë aktualisht të bllokuara, për shkak se trashësia e borës ka kaluar mbi 30 centimetra.

Korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica raporton se banorët shprehen se prej ditës së djeshme janë pa energji elektrike, ndërsa situata rëndohet edhe më tej nga mungesa e valëve telefonike, duke i lënë ata të izoluar.

Ndërkohë, rrugët nacionale mbeten të kalueshme vetëm me përdorimin e mjeteve dimërore, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për rrugët rurale, ku thuajse mungon ndërhyrja për hapjen apo kriposjen e tyre nga bashkitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB