Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Pas publikimit në media të rastit të dyshuar të braktisjes së tre fëmijëve të mitur në Durrës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar zyrtarisht, duke bërë të ditur se janë ndërmarrë menjëherë veprimet institucionale për mbrojtjen e tyre.
Sipas deklaratës për media, Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, ka marrë deklaratat e nënës, fëmijëve dhe gjyshes së tyre. Pak minuta më parë, tre fëmijët janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, të shoqëruar edhe nga nëna.
Autoritetet bëjnë me dije se fëmijëve u është siguruar ushqimi dhe veshmbathja e nevojshme, ndërsa në vijim pritet të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, i cili do të vendosë mbi masat e mëtejshme për garantimin e mbrojtjes dhe mirëqenies së tyre.
Deklarata:
Pas sinjalizimit nga media ditën e sotme, mbi braktisjen e mundshme të tre fëmijëve nga nëna e tyre, Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse nga nëna, fëmijët dhe gjyshja e tyre.
Pak minuta më parë, tre fëmijët kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, të shoqëruar edhe nga nëna, ndërkohë që iu është siguruar ushqim dhe veshmbathja e nevojshme.
Në vijim, do të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, për të vendosur mbi masat e mëtejshme për mbrojtjen e fëmijëve.
Top Channel