Banorët e fshatrave të njësisë administrative Novoselë, kryesisht ata të fshatit Bishan, janë të frikësuar nga prurjet e lumit Vjosë.
Shpesh shihen banorë që shkojnë pranë urës së Mifolit për të parë nga afër rritjen e nivelit të lumit, i cili pasi arriti nivelin mbi 9.5 metra para dy ditësh, ndërsa ditën e djeshme në mëngjes hyri në shtrat në nivelet 5.5 metra, sot ai ka rritur serish nivelin në kuotat 7.4 dhe 7.5 metra.
Sipas tyre, bëhet fjalë për një rritje të pazakontë të prurjeve të lumit Vjosë, i cili për herë të dytë brenda pak ditësh ka shënuar rritje të nivelit.
Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi raporton se banorët ngrenë shqetësimin dhe kërkojnë ndihmë urgjente për hapjen e kanaleve kulluese, si edhe ndihmë për bagëtitë, pasi rrezikohen nga përmbytjet.
Madje kur dje i larguan orenditë e shkatërruara dhe nisen pastrimin, sot lumi ka hyrë sërish në banesë.
“Situatë e pazakontë”, shprehen ata.
Top Channel