Paralizohet prej dëborës aksi Librazhd-Peshkopi, dhjetëra qytetarë bllokohen me mjetet e tyre në kthesën e Lunikut

11/01/2026 12:26

Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë të dëborës, aksi Librazhd-peshkopi është bllokuar.

Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar me mjetet e tyre në kthesën e Lunikut.

Kjo është një zonë që frekuentohet mjaft nga turistët, ndërsa raportohet se edhe pse prania e dëborës është prezente prej disa ditësh, nuk është bërë kriposje dhe skorje në këtë aks.

Ndërkohë po ashtu raportohet në këtë zonë, të bllokuara janë edhe disa fshatra.

Top Channel