“I bëra motrës së tij një koment në Facebook”, punonjësi i policisë dhunon rëndë babë e bir në Fier, 46-vjeçari: Kërkoj drejtësi
Situata në territorin e Bashkisë Durrës këtë të diel, sipas autoriteteve paraqitet me mot të qetë.
Gjatë natës ka pasur prani të reshjeve të shiut me intensitet shumë të ulët. Strukturat operacionale dhe ato të emergjencave ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.
Situtata hidrike
Lumi Erzen ka rritje të nivelit të ujit dhe është në kuota maksimale dhe po mbahet në monitorim të plotë. Lumi Ishëm është ne kuota normale.
Bashkia Krujë
Në territorin e Bashkisë Krujë, mëngjesi paraqitet me mot të kthjellët dhe pa problematika. Në malet e Krujës në fshatin Cudhi vihet re prezenca e borës që ka mbuluar zonat malore. Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët.
Lumi Gjole Dhe Zezë janë në kuota normale.
Grupet e punës do vazhdojnë me inspektimet e dëmeve nëpër zonat problematike deri në evidentimin e plotë te tyre.
Bashkia Shijak
Strukturat e Bashkisë ndodhen në terren dhe po ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.
Në Bashkinë Shijak mëngjesi është i kthjellët dhe me vransira, gjatë mbrëmjes ka pasur rënie me
Intensitet të ulët shiu. Në zonën e Shijakut ka pasur ndërprerje të Energjisë elektrike në Shijak, Sallmone, Gjiri i Lalzit, por është rikthyer.
Top Channel