Irani shpall tre ditë zie kombëtare në nder të ‘martirëve’ të vrarë në protesta

11/01/2026 21:45

Irani ka shpallur tre ditë zie kombëtare në nder të personave të vrarë gjatë protestave të vazhdueshme në vend, të cilët autoritetet i kanë cilësuar si “martirë të betejës së rezistencës kombëtare”.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim.

Sipas raportimit, presidenti iranian Masoud Pezeshkian është shprehur “thellësisht i prekur” nga humbja e jetëve dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në një Marsh Kombëtar të Rezistencës që pritet të mbahet ditën e nesërme. Njoftimi është transmetuar edhe nga televizioni shtetëror iranian.

Ende nuk është bërë e ditur se ku do të zhvillohet marshimi, ndërsa më herët mediat shtetërore kishin raportuar për organizimin e tubimeve mbarëkombëtare, me qëllim denoncimin e protestave që kanë përfshirë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB