Dëmet nga dëbora dhe era, thyhen dhjetëra shtylla të tensionit në fshatrat e Librazhdit dhe Përrenjasit
11/01/2026 20:09
Dhjetëra shtylla të tensionit të mesëm janë thyer dhe linja elektrike janë këputur në fshatrat e Librazhdit dhe Përrenjasit, si pasojë e erës së fortë dhe borës së madhe.
Banorët raportojnë ndërprerje të energjisë elektrike dhe shqetësime për sigurinë, ndërsa ekipet e emergjencës punojnë për të riparuar dëmet dhe për të rivendosur furnizimin me rrymë.
Top Channel