Dalja e lumit Seman nga shtrati, përmbyten stallat e bagëtive dhe pularive, fermerët apel për ndihmë

11/01/2026 12:02

Lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Mbrostar Ura, duke shkaktuar përmbytje të konsiderueshme.

Si pasojë, janë përmbytur stalla bagëtish dhe pulari, duke vënë në rrezik serioz jetesën e fermerëve.

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni raporton se banorët janë ankuar për situatën e rëndë dhe kanë kërkuar ndihmë urgjente nga shteti për të nxjerrë bagëtitë nga uji dhe për të përballuar pasojat e përmbytjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB