Borë dhe argëtim në Gjinar, turistët ‘pushtojnë’ majën e Bukanikut

11/01/2026 21:03

Qindra turistë kanë zgjedhur sot të shijojnë dëborën në Gjinar të Elbasanit.

Në temperatura të ulëta, vizitorët u shfaqën duke vrapuar dhe argëtuar në borën e freskët në majën e Bukanikut, duke krijuar një pamje të mahnitshme dimërore.

Ndërkohë, banorët dhe vizitorët këshillohen për kujdes gjatë lëvizjeve në terren të rrëshqitshëm.

Përmbytjet që goditën vendin tonë duket se i kanë lënë vendin reshjeve të dëborës, të cilat kanë zbardhur disa qytete dhe zona malore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB