Përfundojnë kontrollet e imtësishme për kapitenin kuqezi, ja cila është diagnoza dhe kur do të rikthehet në fushë
Klisman Cake ka nisur zyrtarisht një aventurë të re në Rusi, pasi është transferuar te klubi Akhmat Grozny.
Me këtë lëvizje mbyllet bashkëpunimi katërvjeçar mes mbrojtësit kuqezi dhe KF Shkëndija, pas aktivizimit të klauzolës së largimit nga klubi rus.
Klubi shkruan se në respekt të dëshirës së futbollistit për të hedhur hapin e radhës në karrierë dhe për të provuar një sfidë të re ndërkombëtare, KF Shkëndija vendosi të bashkëpunojë në realizimin e këtij transferimi, duke përfituar një dëmshpërblim financiar.
Klisman Cake iu bashkua Shkëndijës në janar të vitit 2022 dhe për katër vite e pesë sezone jo të plota ishte pjesë e pandashme e kuqezinjve. Gjatë kësaj periudhe ai fitoi titullin kampion dhe regjistroi 133 paraqitje zyrtare, përfshirë 106 në kampionat, 3 në Kupë dhe 24 në arenën evropiane, duke shënuar 12 gola.
Top Channel