“Numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë”/ Demonstratat në Iran, mes 65 viktimave edhe një 5-vjeçar
Autoritetet në shtetin australian të Viktorias shpallën sot gjendje katastrofe për shkak të shkallës së zjarreve që vazhdojnë prej ditësh, të cilat kanë shkatërruar shumë shtëpi dhe kanë shndërruar në hi sipërfaqe të gjera pyjesh.
Vala e të nxehtit që ka prekur rajonin, me temperatura që tejkalojnë 40° Celsius në shtetin e Viktorias dhe erërat e nxehta kanë krijuar kushte të favorshme për përhapjen e zjarreve, siç ndodhi gjatë “verës së zezë” në fund të vitit 2019 dhe fillim të vitit 2020 në të njëjtin rajon.
Një nga zjarret më të mëdha ka djegur gati 1.5 milion hektarë pranë Longwood, rreth 150 kilometra nga Melbourne, një zonë me shumë pyje të virgjëra.
Gjendja e fatkeqësisë, e shpallur sot nga Kryeministrja e Viktorias, Jacinda Allan, u jep kryesisht zjarrfikësve fuqinë për të urdhëruar evakuime emergjente.
“Gjithçka ka të bëjë me një gjë: mbrojtjen e jetës së banorëve të Viktorias”, tha Allan. “Dhe kjo dërgon një mesazh të qartë: nëse ju thonë të largoheni, largohuni!”, shtoi ajo
Top Channel