Vjosa del nga shtrati, banesat përfshihen nga uji/ Qytetarët: Jemi të ngujuar, kaq shumë s’kemi parë ndonjëherë

10/01/2026 15:38

Gjatë ditës së sotme, niveli i Vjosës ka zbritur në rreth 5.5 metra mbi nivelin e detit dhe lumi është rikthyer në shtratin e tij, duke mos përbërë më rrezik për zonën.

Megjithatë, pasojat e përmbytjeve janë ende evidente në disa banesa. Në njësinë administrative Novosele janë prekur rreth 13 banesa, ndërsa në fshatin Bishan janë raportuar rreth 15 banesa te cilat kane pasur prezencë uji ne oborre dhe disa ka hyre uji brenda.

Aktualisht, banorët janë duke pastruar baltën dhe mbetjet që lumi Vjosë ka lënë në oborret dhe ambientet e brendshme të shtëpive të tyre. Shqetësimi kryesor i tyre lidhet me dëmet në bujqësi dhe blegtori, pasi prurjet e lumit kanë marrë me vete ushqimin e bagëtive, barin, misrin dhe rezerva të tjera jetike.

Ndërkohë, qytetarët shprehën kështu:

“Jemi në kat të dytë dhe ka shkuar rreth 80 deri 90 cm edhe kati i parë është rreth 4 metra. Kaq shumë ujë s’kemi parë asnjëherë, ka hyrë 20-30 cm po, porsi këtë radhë asnjëherë s’ka bërë vaki 1 metër brenda në shtëpi. Ka lënë asnjë gjë të banueshme.

Në nëntor nuk na është futu ujë brenda, kësaj radhe 1 metër. Edhe në nuk ishin të përgatitur se nuk e mendonim që do vinte në këtë lartësi sepse nuk ka ardhur ndonjëherë. Çfarë mund t’i themi kësaj, kjo është gjë nga natyra, s’ka asnjë gjë më për të thënë që është e banueshme kjo shtëpi.

Po kanë qenë këta pra, këta të shtetit këtu non-stop 24 orë këtu bashkë me ne”.

“U njoma ja kur kalova aty. Rruga s’është hapur akoma. Nuk kalojmë dot akoma

Banorët vazhdojnë të mbeten të ngujuar. Po kalojnë kështu si puna ime, me vështirësi ja dhe unë u laga, më shkau goma aty”

“Ne jemi dëshmitarë të të gjitha përmbytjeve dhe daljeve të lumenjve që nga viti 2005. Rrezikoheshim nga varrezat këtej dhe është bërë argjinature. 

Këto prurje nuk i kemi parë ndonjëherë, të vijë lumi jo me vërshim që nga varrezat siç vinte, por të vijë nga ferma me këtë lartësi, nuk kemi parë deri më sot”.

“Dëme sa të duash, ja të gjitha mobiljet kanë marrë ujë nga poshtë edhe lagështi. Dy netë ne aty pa dalë. Atje kisha barin e bagëtive.

10-15 familje po, nuk e di fiks se unë s’kam dalë hiç andej, kam dy ditë këtu brenda e përballoja ujin me gruan me lecka. Ai buron, ne thaj. U fut edhe në shtëpi nja 20 cm po e përballuam. Na ka ardhur edhe herë të tjera deri në verandë, por kështu prurjesh nuk kishim parë ndonjëherë”.

Situata për banorët mbetet e vështirë dhe ata kërkojnë ndihmë emergjente, veçanërisht ushqim për bagëtitë, pasi nuk kanë mundësi për t’i siguruar ato vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB