Kutia e Pandorës “bombë” për Stelinën/ Del video e Keijsit duke u puthur me një vajzë tjetër
Aktori turk Can Yaman është liruar pasi u arrestua në kuadër të një hetimi për trafikim dhe përdorim droge, i cili përfshin disa personazhe të njohur, gazetarë dhe figura VIP në Stamboll gjatë ditës së sotme.
Policia bastisi nëntë klube nate në metropolin e Bosforit, duke arrestuar disa trafikantë droge. Yaman, i cili ishte i ftuar në hotelin Bebek, në pronësi të producentit Muzaffer Yildirim, u gjet në posedim të lëndëve narkotike.
Sipas raportimeve aktori ishte denoncuar dhe më pas u kontrollua nga forcat e rendit. Transmetuesi shtoi se klubi dyshohet se kishte një “dhomë sekrete”, ku mund të ishin realizuar regjistrime video.
Hetimi kishte çuar më herët, më 5 janar, në arrestimin e 23 personave në Stamboll, Izmir dhe në vendpushimet bregdetare të Muğla-s dhe Denizli-t. Mes tyre ishin aktori Doğukan Güngör, influencuesi Burak Altındağ dhe modelja e influencuesja Ceyda Ersoy. Akuzat përfshijnë “posedim droge për përdorim personal”, “nxitje për përdorim droge”, “nxitje për prostitucion” dhe “ndërmjetësim në trafikimin e paligjshëm të prostitucionit dhe narkotikëve”.
Can Yaman, shumë i njohur në Itali për rolet kryesore në seriale të suksesshme si Che Dio ci aiuti 6, Viola come il mare dhe Sandokan, si dhe për njohuritë e shkëlqyera të gjuhës italiane, u arrestua së bashku me gjashtë persona të tjerë, përfshirë aktoren Selen Görgüzel.
Në javët e fundit, në kuadër të të njëjtit hetim, më shumë se 20 figura të botës së argëtimit, personazhe të famshëm dhe gazetarë janë ndaluar nga policia.
Pavarësisht lajmit për ndalimin e tij, pjesëmarrja e Yaman si i ftuar në episodin e mbrëmjes së sotme të emisionit C’è Posta per Te ishte konfirmuar. Vendimi për transmetimin e segmentit ku shfaqet aktori u mor për faktin se episodi i programit të Maria De Filippi ishte regjistruar ditë më parë, përpara ndalimit dhe lirimit të tij për përdorim droge.
Top Channel