Përballja e parë e 2026 mes Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz i shkon tenistit spanjoll. Numri 1 i renditjes botërore në fakt fitoi ndeshjen e ekzibicionit ndaj rivalit të tij me rezultatin 2-0 pas 1 orë e 46 minutave lojë. Në këtë sfidë që shihet si një provë gjenerale për Australian Open, ku Jannik Sinner do të kerkojë triumfin e tretë radhazi, Alcaraz debutoi me një trajner të ri pas ndarjes me Ferreron.

Ishte një ndeshje ku mbizotëroi ekuilibri me të dy tenistët që u argëtuan në fushë në një set të parë që u duk se do të shkonte me tiebreak. Por kur rezultati ishte 6-5, Sinner që kishte shërbimin lejoi Alcaraz të mërrë kryesimin në game e 12 me spanjollin që e shfrytëzoi momentin duke e mbyllur atë në favorin e tij dhe krejt setin e parë 7-5 pas 49 minutave lojë.

Në setin e dytë rtimi i lojës u rrit akoma më shumë dhe bashkë me të dhe intensiteti në shërbime. Alcaraz tregoi një përmirësim në këtë aspekt, ndërsa Sinner ishte efikas si gjithnjë. Edhe në këtë fraksion mbizotëroi ekuilibri me një moment surprizë në game e pestë; shkëmbimi con në rezultatin 40-40  dhe pika e avantazhit nuk luhet nga Sinner por nga një spektator i vogël. Ky i fundit barazoi për Jannik që gjithesi humbi game dhe rezultati shkoi 3-2.

Gjithsesi barazimi vijoi deri në rezultatin 6-6 dhe kështu që gjithçka u zgjidh pas tiebreakut. Këtu Sinner përmbysi disavantazhin e fillimit duke shfrytëzuar dy gabime të Alcaraz duke fituar një set point, por që nuk e shfrytëzoi. Spanjolli reagoi dhe me 3 pikë radhazi mbylli të gjitha llogaritë duke fituar setin e dytë 7-6 dhe krejt ndeshjen 2-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB