Situata me përmbytjet në qarkun e Lezhës, probleme në disa zona të Kurbinit, riparohet pjesërisht ura që sillte ujin në anën veriore të fshatit Adriatik

10/01/2026 09:55

Qarku i Lezhës ka qenë një ndër më të prekurit në reshjet intensive të shiut të kësaj jave.

Pas 5 ditësh në “pushtetin” e ujit zona më problematike në qark vazhdon të jetë ajo e Kurbinit, ku konkretisht fshati Adriatik vijon të ketë probleme edhe pse një pjesë e urës së dëmtuar, e cila sillte prurje të mëdha uji në anën veriore të fshatit është riparuar përkohësisht.

Njoftimi i plotë:

SITUATA NË TERITORIN E QARKUT LEZHË,  datë 10.01.2026, ora 09:10

Teritori i Qarkut Lezhë gajtë 24 orëve të shkuara është  përfshirë nga reshje shiu me inetnsitet të dobët, ku sipas të dhënave të marra nga Stacioni Metereologjik Ushtarak Gajdër kanë rënë 23.4 mm shi , si dhe dëbore në lartësi mbi 700 m.

Nga bashkia Kurbin raportohet:

Duhet theksuar se harta e permbytjes është zvogeluar që prej ditës së djeshme, duke lënë si pikë më me shumë probleme, vetëm zonën e Adriatikut. Prezence e ujit ne Gjorëm ka vetem ne pak banesa dhe disa banesa në rrugën e Sanxhak- Autostradë, ose siç njihet ndryshe rruga Kotecave të Fermes.

Dje me ing e bordit te kullimit, strukturat tona dhe mjete eshte nderhyre tek ura ne Adriatik, duke bere nje bllokim te pjesshem te hapesires se ures per te minimizuar prurjet e ujit ne krahun verior te ures e cila impakton shumicen e zones se permbytur te Adriatikut. Kjo si pasoje e sasise se madhe te ujit krijuar nga permbytja artificiale qe solli carja e argjinatures ne krahun e Durresit. Eshte punuar me mjetin e FA-se dhe te bashkise ne aksin Skuraj-Vinjolle, per rehabilitimin e shtratit te lumit Skuraj dhe perforcim te trasese se rruges.

Sot do vijoje puna per sjelljen e materialeve mbushes per kembet e urës në Gallatë në drejtim të fshatit Vinjollë, si dhe per te bere te mundur kalimin e mjeteve te renda per hapjen dhe zhbllokimin e dherave në aksin Gallatë –Vinjollë, në njësinë administrative Milot.

Njekohesisht, do rifilloje puna per hedhjen e kamioneve me cakull ne disa rrugica ne lagjet e brendshme te fshatit Adriatik. Problematike e theksuar mbeten rreshqitjet e tokes dhe te dherave. Grupet e punes po evidentojne te gjitha rastet dhe sa me shpejt me shume prioritet do i drejtohem SHGJSH per ekspertize te theksuar, në të gjitha zonat ku ka rrëshqitje dherash.

Grupet e punës do vijoje dhe sot me verifikimet dhe evidentimet e dëmeve.

Gjatë natës ka patur një zjarr në një pikë servisi makinash në qytetin e Laçit, me dëme të shumta materiale, pa dëme në njerz, për fikjen e të cilit përveç mjetit të bashkisë Kurbin janë mbështetur dhe një mjet i bashksisë Lezhë, zjarri ka rënë rreth orës 01:30, nga ekipet e eksperteve të policsë dhe MZSH po punohet për përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Furnizimi me ujë të pishëm dhe energji në Kurbin ka vazhduar rregullisht.

Kemi rritje të nivelit të lumit Mat, pasi nga H/C Shkopet po shkarkohen r reth 700 m³/s , sipas paralajmerimit të mbrëmshëm

Nga bashkia Lezhë raportohet:

Gjate nates nuk jane raportuar probleme , të mëdhaja,  situata është  qetederi tani .

Në lagjen Beselidhja në qytet , shërbimi zjarrfikës ka ndehyrë për largimin e ujit në katin e nëndheshëm të një pallati i cili ka mbi 3 m uji .

Grupet e punës , ashtu si ditën e djeshme , do te jene ne teren  per vleresimin e demeve ne banesa , toka te mbjella , rrugë etj . Mjetet e Drejtorise se Bujqesise do te jene gjithe kohen ne teren per te eleminuar pasoja ne kanale te tokave bujqerore . Drejtoria e Sherbimeve dhe sherbimi zjarrfikes ne teren ne ndihme te banoreve qe mund te kerkojne ndihme.

Nga OSHEE raportohet se aktualisht ka probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën e Dajçit, ku grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve, kurse nga DRUK raportohet se në hidrovorin e Gocajve ka patur mungesë energjie nga ora 00:30- 06:00, duke sjellë problematika në përmbytje të tokave në këtë zonë, ( Gocaj-Kakarriq, njësia Balldren).

Në bashkinë Mirditë raportohet:

Gjate mbrëmjes në autostradë , Rrugën e Kombit, km 34 është djegur një trailer autobot me karburant, ku si rezultat i nderhyrjes ne kohe te MZSH Mirdite është arritur të vihet nën kontroll duke mos marr permasa me pasoja per shkak te sasise se madhe te karburantit qe transportohej.

Gjate dites se sotme, do vazhdohet nderhyrja ne sistemim te rrugeve te demtuara me: 1 eskavator, 1 fadrome dhe 1 kamion, 1 furistrade dhe 10 forca.

Nga OSHEE Mirditë raportohet se aktualisht janë pa energji zona e njësisë Fan, grupet e punës janë në terren për ripoarimin e defekteve

Nga DRUK  raportohet

Të gjithë hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë, me përjashtim të atij të Gocajve,që ka patur mungesë energjie 00:30-06:00.

Probleme me furnizimin me ujë të pishëm ka vazhduar rregullisht, kurse me energji sipas problematikave të raportuara më lart.

Niveli i lumit ka renje të lehtë.

Probleme me akset rrugore nuk raportohen.

.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB