Shpërthime, kritika, akuza, një Scudetto, një pakt: historia midis Contes dhe Interit
Roma rigjen 3 pikët në kampionatin italian të futbollit dhe këtë e bën në ndeshjen e parë të fazës së dytë të tij. Në Olimpico skuadra verdhekuqe iu imponua Sassuolos duke e mundur me rezultatin 2-0.
Në pjesën e parë Sassuolo pati më shumë kurajo në fushë duke iu afruar golit të avantazhit në minutën e 15 me Ismael Kone që u ndal nga portieri Svilar. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0 me Gasperinin që pak para fundit të këtij fraksioni loje humbi shërbimin e Ferguson për shkak të një dëmtimi.
Në pjesën e dytë, Sassuolo u mbyll në mbrojtje me Tsimikas që shpërdoroi një rast të pastër shënimi në minutën e 54 me grekun që ia la vendin Wesley që menjëherë krijoi panik në krahun e majtë. Roma me kalimin e minutave e rriti presionin dhe pas minutës së 75 mbylli përfundimisht llogaritë teksa në harkun e 2 minutave shënoi dy herë.
Në minutën e 77 Manu Kone dërgoi në rrjetë një krosim të Soule, ndërsa në të 79 vetë argjentinasi mposhti Muric duke shënuar golin e dytë pas një krosimi të Ghilardit. Sfida u mbyll 2-0 për Romën që për momentin barazon Milanin në kuotën e 39 pikëve me kuqezinjtë që kanë ndeshjen me Fiorentinën ditën e dielë, ndërkohë që kanë edhe ndeshjen me Comon për të rikuperuar, ndërsa Sassuolo mbetet me 23 pikë.
Top Channel