Shpërthime, kritika, akuza, një Scudetto, një pakt: historia midis Contes dhe Interit
Faza e dytë e Serie A në Itali nis në mënyrën më të mirë të mundshme për Atalantën. Në Neë Balance Arena, skuadra bergamaske arriti të mposhtë Torinon 2-0 në atë që mund të konsiderohet dueli mes shqiptarëve teksa nga njëra anë ishte Berat Gjimshiti, ndërsa në krahun tjetër ishte Ardjan Ismajli dhe Kristjan Asllani edhe pse ky i fundit qëndroi në stol.
Fillimi ishte shumë i mirë nga Atalanta që në minutën e 13 gjeti golin e avantazhit me De Ketelaere që shfrytëzoi mjaft mirë krosimin perfekt nga një goditje këndi e Bernasconi. Skuadra granata nuk reagoi dhe bergamaskët kishin kontrollin e lojës në pjesën e parë edhe pse në fundin e saj ata humbën shërbimin e Berat Gjimshitit për shkak të një dëmtimi të pësuar pas një përplasjeje me Zapatën.
Në pjesën dytë, Torino filloi të reagojë disi vetëm pas hyrjes në fushë të Adams dhe Simeones, por ish sulmuesi i Napolit shpërdoroi një rast të mirë për të barazuar në një moment që ishte vetëm për vetëm përballë Carnesecchi. në minutat shtesë të ndeshjes, Pasalic mbylli përfundimisht llogaritë duke shënuar pas një kundërsulmi golin që vulosi fitoren 2-0 të Atalantës e cila shkon në 31 pikë duke vënë në shënjestër zonën evropiane, ndërsa Torino mbetet me 23 pikë.
Top Channel