Rrëshqitje të masivit shkëmbor në aksin Kuç-Qeparo, bllokohet për disa orë qarkullimi i automjeteve
10/01/2026 12:37
Në aksin rrugor Kuç–Qeparo ka pasur rrëshqitje të masivit shkëmbor, e cila ka bllokuar këtë aks për disa ore.
Ndërkohë, punonjësit e Bashkisë me mjetet e tyre kanë bërë të mundur hapjen e një krahu të rrugës, duke lejuar qarkullimin e pjesshëm.
Aktualisht po punohet për hapjen totale të aksit rrugor. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitjen e këtij masivi malor, duke bllokuar rrugën.
Top Channel