Rrëshqitje masive në Bashaj e Matogjin/ 500 metra tokë e shkëputur, dhjetëra familje të izoluara prej ditësh

10/01/2026 16:18

Rreth 500 metra rrugë tokësore janë shkëputur, së bashku me një masiv mali, në fshatrat Bashaj dhe Matogjin. Si pasojë, dhjetëra familje të fshatit Bashaj kanë mbetur të izoluara dhe ndodhen në kushte të vështira.

Banorët kanë mbetur pa ushqime dhe pa ujë të pijshëm, pasi prej 5 ditësh, që nga shkëputja e parë e masivit të malit, është dëmtuar edhe tubacioni i ujit të pijshëm, duke e lënë fshatin Bashaj pa furnizim me ujë.

Ditën e sotme, në zonë kanë mbërritur forcat xheniere të Ushtrisë dhe Forcat e Armatosura, të shoqëruara nga prefektja e Qarkut Vlorë, znj. Evis Alushi, të cilat kanë inspektuar situatën në terren.

Aktualisht po kryhen matje për hapjen e një rruge alternative, pasi kjo zonë është problematike dhe rrëshqitje të masivit të malit kanë ndodhur edhe në vitet e mëparshme, duke izoluar shpesh fshatrat Bashaj dhe Matojan nga rruga kryesore.

Situata mbetet e rënduar, ndërsa banorët vijojnë të kërkojnë ndërhyrje urgjente për hapjen e rrugës, si dhe furnizim me ujë të pijshëm dhe ushqime, duke qenë se segmenti i dëmtuar është rreth 500 metra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB